Meta kërkon zëvendësimin e masës “arrest në burg”, ish-presidenti do të shfaqet jashtë kafazit të qelqtë
Ilir Meta TIRANË-Gjykata e Apelit e GJKKO-së do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë ndaj tij 'arrest me burg'. Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, pas gati dy vitesh qëndrimi në qeli. Kërkesa e tij ishte parashikuar të shqyrtohej në seancën e mbajtur një ditë më parë, 14 shtator, por u shty për sot në orën 10:00. Në seancën e kaluar Apelit i GJKKO-së pranoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qëndruar jashtë kafazit të qelqtë gjatë procesit gjyqësor në shkallën e dytë. Sot Meta pritet të qëndrojë përkrah avokatit të tij në të njëjtën tavolinë. lir Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024. Ai akuzohet për tre vepra penale, për fshehje...
Burimi:
zeri.ai