Mësuesi në dritare

Mësuesi në dritare

Shkruan: Ibrahim Berisha “Rrëfeni me logjikë”, thoshte pa larguar shikimin nga dritarja e fundit. Në klasë ishin gjithsej tri dritare. Mehmeti erdhi tre muaj pas fillimit të viti shkollor, mësues i gjeografisë. Dukej i çuditshëm. Ne nxënësit, kur prisnim të fliste, ai mbyllej, hynte në tunelin e tij të errët. Rrinte në ulësen përballë, me tavolinën prej druri anash, me ditarin dhe stilografin mbi të, dhe me sytë që shikonin aq larg sa dukej se shihnin mes nesh, përtej nesh, përtej mureve, përtej lagjes  që digjej nga dielli i fillimit të qershorit. Në ato çaste buburreci ishte aty, në parapetin e dritares, në cepin e librit, në palën e palltos, me lëvizje të matura, sikur të dinte se jeta nuk është garë, por udhëtim i...