Mësuesi 60 vjeçar ngacmon seksualisht me mesazhe nxënësen, vihet në pranga

Mësuesi 60 vjeçar ngacmon seksualisht me mesazhe nxënësen, vihet në pranga

Një mësues 60-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare. Sipas Policisë, 60-vjeçari me inicialet M.S., mësues në një shkollë në Lushnjë, dyshohet se i ka dërguar të miturës mesazhe me përmbajtje ngacmuese. Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë kryer arrestimin e mësuesit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore. Autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar komunikimet mes mësuesit dhe të miturës, si dhe për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. 60-vjeçari do të përballet me procedurat ligjore për akuzën për të cilën dyshohet, ndërsa faji i tij do të përcaktohet nga gjykata.