Mesazhi i Thaçit nga Haga: Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, do dal me çdo qelizë time të pastër si loti
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku është shprehur i bindur se në përfundim të procesit gjyqësor në Hagë do të dalë i pastër nga akuzat. Thaçi ka zgjedhur fjalë emocionale për t’iu drejtuar mbështetësve të tij, duke theksuar se beson në pafajësinë e tij dhe se rrugëtimi i tij vazhdon së bashku me ta. “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, ka shkruar Thaçi. Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë mbetet një nga çështjet më të ndjekura në...
Burimi:
kohajone.com