MESAZHI I ASHPËR VJEN NGA MOSKA, Lavrov: Nëse Evropa na sulmon, lufta do të jetë shumë e shkurtër

MESAZHI I ASHPËR VJEN NGA MOSKA, Lavrov: Nëse Evropa na sulmon, lufta do të jetë shumë e shkurtër

Një tjetër deklaratë e fortë vjen nga Moska, në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe vendeve evropiane mbeten të larta. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, paralajmëroi Evropën se një sulm ndaj Rusisë do të sillte një luftë “krejtësisht të ndryshme” dhe, sipas tij, “shumë të shkurtër”. Duke folur në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Jekaterinburg, Lavrov tha se Rusia nuk ka synim të sulmojë vendet perëndimore dhe se Moska nuk ka interes për një përballje të tillë. Por ai shtoi se situata do të ndryshonte nëse, sipas tij, Evropa do të ndërmerrte një sulm ndaj Federatës Ruse. “Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk do të sulmojmë vendet perëndimore dhe nuk kemi interes ta bëjmë këtë. Por nëse Evropa sulmon Federatën Ruse, atëherë kjo...