Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë

Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë në kuadër të “Marshit për Liri”, duke shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Pjesëmarrësit kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme, përmes të cilave kanë përcjellë qëndrimet e tyre për procesin dhe pritjet për drejtësi. “S’ka qetësi nëse vendimi sjell padrejtësi”, “Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë”, “Ne emër të popullit çlirimtar”, janë disa nga mesazhet e qytetarëve në pankarta.