Mesazh me tritol? Gjendet lënda plasëse në derën e një lokali në Kamëz

Mesazh me tritol? Gjendet lënda plasëse në derën e një lokali në Kamëz

foto ilustruese KAMËZ- Një sasi lënde plasëse është gjetur në derën e një lokali në rrugën “Berisha” në Kamëz. Sipas njoftimit të Policisë, lënda e pashpërthyer, ishte vendosur pranë derës së lokalit në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç.  Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e specializuara xheniere, të cilat kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse. Ndërkohë që rrethanat mbeten të paqarta, po ashtu edhe autori ende nuk bëhet i ditur, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer”, njofton...