Merz i dërgon mesazh Kurtit: Gjermania qëndron fuqishëm në krah të Kosovës

Merz i dërgon mesazh Kurtit: Gjermania qëndron fuqishëm në krah të Kosovës

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas konfirmimit të tij në detyrë dhe formimit të qeverisë së re. Letra është publikuar nga Qeveria Federale e Gjermanisë më 1 tetor 2026. Në mesazhin e tij, Merz e përgëzon Kurtin për rizgjedhjen dhe thekson se Kosova po lë pas një periudhë disa mujore të pasigurisë politike, e cila, sipas tij, i ka kushtuar vendit. Kancelari gjerman vlerëson se mandati i ri krijon mundësinë për ndërtimin e urave përtej ndarjeve partiake, zgjidhjen e çështjeve të hapura institucionale dhe avancimin e reformave. Në letër, Merz veçon edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se mbetet i rëndësishëm përparimi në dialogun e normalizimit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. “Gjermania qëndron fuqishëm në krah...