Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias. Dënimet e dhëna nga Gjykata e Peruxhias variojnë nga 2 vjet e 10 muaj deri në 3 vjet burg, ndërsa hetimet kanë zbuluar një skemë shpërndarjeje të drogës që dyshohet se funksiononte përmes një baze logjistike në Itali dhe porosive që merreshin nga Shqipëria. Tre shqiptarët, të moshës 35 deri në 43 vjeç, përdornin një bazë në zonën Ponte della Pietra, nga ku dyshohet se organizuan rreth 816 shitje kokaine në më pak se gjashtë muaj. Aktiviteti i tyre u bë objekt i hetimeve të autoriteteve italiane, të cilat zbuluan mënyrën se si koordinoheshin porositë dhe shpërndarja e lëndës narkotike. Gjatë shqyrtimit të çështjes, gjykata...