Merr sot zyrtarisht detyrën ambasadorja e re e BE në Tiranë, kush është Sofia Moreira de Sousa

Merr sot zyrtarisht detyrën ambasadorja e re e BE në Tiranë, kush është Sofia Moreira de Sousa

Sofia Moreira de Sousa TIRANË-Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa merr sot zyrtarisht detyrën. Moreira dorëzon sot kredencialet te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ceremonia zyrtare është parashikuar të zhvillohet në Presidencë, duke shënuar nisjen zyrtare të detyrës së diplomates portugeze në Tiranë. Sofia Moreira de Sousa do të zëvendësoje Silvio Gonzaton, i cili pas tre vitesh mbylli misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Diplomatja portugeze ka një përvojë të gjatë në institucionet dhe strukturat diplomatike evropiane. Para emërimit si ambasadore e BE-së në Shqipëri, ajo ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali. Më herët, Moreira de Sousa ka mbajtur edhe postin e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër. Në fillimet e karrierës,...