Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”
Qeveria lançoi këtë të shtunë platformën më të re të komunikimit me qytetarët, të quajtur “Flamingo Mirror”. Pjesë e “Pasqyrës Albania”, ajo është një model i ri i transparencës qeveritare përballë shqiptarëve. Qytetarët e interesuar do të kërkojnë dhe gjejnë informacion me fakte dhe dokumente zyrtare për vendimmarrje dhe projekte të rëndësishme publike. E para që publikohet është dosja e Sazan-Zvërnecit, që do të pasohet nga dosja “Kayo”. Analisti Martin Leka, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë” me Erisa Koxhaj në ABC News theksoi se me këtë hap kryeministri duket se ka reflektuar sadopak për protestën e qytetarëve, e cila vijon prej muajsh para zyrës së tij. Ai theksoi se në thelb kjo është pozitive dhe i shërben demokracisë në Shqipëri. Sipas Lekës, nisma është...
Burimi:
javanews.al