Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e re! Votohen edhe ndryshimet për Specialen (VIDEO)

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e re! Votohen edhe ndryshimet për Specialen (VIDEO)

Justina Shiroka-Pula KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën Presidente të re të Republikës së Kosovës, pas një seance të jashtëzakonshme të zhvilluar në orët e vona pas mesnatës së 6 tetorit. Shiroka-Pula mori 81 vota, duke siguruar mbështetjen e nevojshme për të marrë detyrën e kreut të shtetit. Pas shpalljes së rezultatit, ajo bëri betimin para deputetëve të Kuvendit. "Betohem, do i kryej me përgjegjësi detyrat e mia në shërbim të Republikës së Kosovës. Sot e pranoj me nder të madh dhe përgjegjësi të plotë detyrën si Presidente e Kosovës. Ky mandat i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik apo shoqëror, do të punoj për forcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si...