Menaxheri i Leao: Largimi nga Milani në fund të merkatos ka qenë gjithmonë plani ynë

Menaxheri i Leao: Largimi nga Milani në fund të merkatos ka qenë gjithmonë plani ynë

29 Shtator 2026 7:32 Alfred Lleshi “Në këto tratativa, gjëja thelbësore është të kesh një plan. Plani ynë ishte që të vendosnim gjithsesi në fund të merkatos, pavarësisht Galatasaray apo ndonjë skuadre tjetër. Të gjitha palët e përfshira ishin në dijeni të këtij qëndrimi. Që në fillim kishim thënë se vendimi ynë do të merrej në fund të merkatos, për një sërë arsyesh, edhe për çështje mundësish. E kuptoni mirë pse në ditët e fundit të merkatos ndodh gjithçka”, – tha Antonio Leo, menaxheri i Rafael Leao, duke folur për largimin e portugezit nga Milani.