Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër
Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Gjirokastër për një takim me anëtarë të këshillave bashkiak të Memaliajt, Këlcyrës e Libohovës, tre bashkive të qarkut që pritet të shkrihen nga reforma territoriale. T akimi mësohet se do të zhvillohet në orën 12:00 në kinoteatrin “Zihni Sako”. Rama do të shoqërohet nga drejtuesja politike e PS në këtë qark, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Komisionit të Posacëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku. Në variantin e propozuar nga PS, Libohova i bashkohet Gjirokastrës, Memaliaj Tepelenës dhe Këlcyra Përmetit. Shkrirja e këtyre tre bashkive është kundërshtuar nga banorët.
Burimi:
argjiroja.net