Memaliaj kundërshton hartën e re territoriale, këshilli voton kundër bashkimit me Tepelenën

Memaliaj kundërshton hartën e re territoriale, këshilli voton kundër bashkimit me Tepelenën

MEMALIAJ- Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka kundërshtuar draft-projektin për bashkimin e kësaj bashkie me Tepelenën në kuadër të diskutimeve për riorganizimin administrativo-territorial. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë nga 15 anëtarët e Këshillit Bashkiak morën pjesë vetëm 10. Nëntë prej tyre votuan kundër draft-projektit, ndërsa një këshilltar abstenoi. Përfaqësuesit socialistë nuk morën pjesë në procesin e votimit, ndërsa vendimi i këshillit u mor pas një serie dëgjesash publike të zhvilluara në pesë njësitë administrative të Bashkisë Memaliaj. Gjatë konsultimeve me banorët kundërshtimet ndaj bashkimit me Tepelenën janë përqendruar kryesisht te ruajtja e shërbimeve pranë komunitetit pasojat ekonomike për bizneset dhe frika se ndryshimi i organizimit territorial mund të ndikojë në shpopullimin e mëtejshëm të zonës. Me votën e sotme Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka...