Meloni “regjistron” zërin e saj/ Italia ashpërson betejën kundër Inteligjencës Artificiale

Meloni “regjistron” zërin e saj/ Italia ashpërson betejën kundër Inteligjencës Artificiale

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndërmarrë një masë të veçantë për të mbrojtur identitetin e saj nga keqpërdorimi i Inteligjencës Artificiale. Meloni ka depozituar timbrin e saj vokal pranë Zyrës së Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale, EUIPO. Hapi vjen pas disa rasteve kur imazhi dhe zëri i kryeministres italiane janë përdorur në materiale të manipuluara me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale. “Deepfake-et janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo”, kishte deklaruar Meloni në maj, pasi një fotografi e manipuluar e saj ishte shpërndarë në rrjetet sociale. Regjistrimi i një marke zanore pranë EUIPO synon t’i japë mbajtësit të saj të drejtën ekskluzive të përdorimit të zërit të regjistruar në vendet anëtare të...