Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbrojtur ashpër politikat dhe bilancin e qeverisë së saj gjatë një tubimi të mbajtur në portin e Barit, të organizuar nga partia “Vëllezërit e Italisë” (FdI) për të festuar jetëgjatësinë rekord të këtij ekzekutivi, i cili ka arritur në 1,413 ditë në pushtet. Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve të mbledhur nga rajoni i Pulias dhe më gjerë, Meloni vuri theksin te politikat e menaxhimit të migracionit, duke vlerësuar se qasja e qeverisë së saj tashmë është kthyer në një standard për Bashkimin Evropian. “Ata thanë se propozimet tona mbi menaxhimin e emigrantëve ishin të papërshtatshme, jashtë kulturës ligjore evropiane. Unë njoftoj se sot ato qëndrime janë ligj evropian, ato janë kulturë ligjore evropiane”, deklaroi ajo. Duke specifikuar hapjen e...
Burimi:
javanews.al