Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç
Duhet të ndryshojmë gjithçka”. Me këtë mesazh, Jean-Luc Mélenchon ka prezantuar programin e tij presidencial në një tubim të madh në Le Bourget, në veri të Parisit, të shtunën ndërsa protestat dhe pakënaqësitë sociale vazhdojnë në Francë. Udhëheqësi i partisë së majtë radikale “Franca e Panënshtruar” (LFI), i cili ka kandiduar katër herë për presidencën franceze, u kërkoi mbështetësve të tij një ndryshim të thellë politik dhe ekonomik, duke propozuar ndër të tjera uljen e moshës së votimit në 16 vjeç dhe krijimin e një Republike të Gjashtë. Fjalimin njëorësh e nisi me një minutë heshtje në kujtim të 26-vjeçarit Pengo Bossio Wangi, viktimë e një sulmi racist në Trappes. Më pas, Mélenchon bëri thirrje për një “çlirim kulturor” të Francës përballë asaj që e...
Burimi:
javanews.al