“Mëkati”, tregim nga Mehmet Elezi

“Mëkati”, tregim nga Mehmet Elezi

Mehmet Elezi Nga Mehmet Elezi Ditën që mbushi njëqind e nëntë vjet Bade Nokja u ndreq në bërryl dhe lypi me e çue në kishë. Due me u rrëfye. Nusja e nipit e këqyri ngultazi, në rrekje me lexue ndërmjet rrudhave diçka për shëndetin mendor të Lokes. Sa ia kish prurë kafen dhe po ia ndërronte shpuzoren. Mos u bëj merak, i tha. Kur të kesh nevojë e thërrasim ne priftin, e bien djemtë fill me veturë. Do Zoti ajo ditë është ende larg. Ti je e fortë. Jo, tha Bade Nokja. Due me shkue vetë. Bëri me shenjë nga celulari që ia linin gjithmonë te kryet, thuaju djemve ta njoftojnë. Ma sill xhubletën. Dua me këmbët e mia. Stërnipi ndezi makinën dhe Bade Nokja e pa...