“Jam 49 vjeç dhe në fund m’u duk vetja 69”, trajneri i Finlandës: Luajtëm si ekip moshash
Shqipëria u mposht me shifrat 2-1 nga Finlanda ditën e sotme. Megjithëse kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak për gati 70 minuta gjatë lojës, finlandezët e patën të vështirë të gjenin hapësira. Të dy golat e tyre erdhën prej goditjeve të dënimit dhe jo si rrjedhojë e aksioneve gjatë lojës. Trajneri Friis ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij pas ndeshjes. Ai ka thënë për mediat se në fund të lojës u ndje 20 vite më i vjetër. Sipas tij loja u bë kaotike, megjithëse ekipi ishte në epërsi numerike ndaj ndaj Shqipërisë. “Jam 49 vjeç, por në fund të pjesës së dytë ndihesha sikur isha 69. Loja u bë tejet kaotike, duke marrë parasysh se ne ishim në avantazh dhe e kishim situatën nën...
Burimi:
sportekspres.com