Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

Prof.dr. Skender Asani Figura e Mehmet Gegës nuk i përket vetëm një kohe të kaluar. Ajo vazhdon të mbetet e pranishme sa herë që flitet për qëndresën, për dinjitetin politik dhe për përgjegjësinë ndaj çështjes kombëtare. Ka personalitete që historia i ruan për shkak të pozitave që kanë mbajtur, por ka edhe të tillë që mbeten sepse kanë ditur të qëndrojnë në anën e duhur të saj, edhe kur kjo ka pasur një çmim të lartë personal. Mehmet Gega ishte pikërisht një njeri i tillë. Ai nuk e ndërtoi autoritetin e tij përmes pushtetit, por përmes sakrificës, besnikërisë ndaj bindjeve dhe gatishmërisë për t’u përballur me sistemin kur mendonte se cenohej interesi kombëtar. Jeta e tij përshkon disa prej periudhave më të vështira të historisë...