Mediat ruse: Witkoff dhe Kushner do udhëtojnë së shpejti në Kiev dhe Moskë

Mediat ruse: Witkoff dhe Kushner do udhëtojnë së shpejti në Kiev dhe Moskë

Negociatorët amerikanë Steven Witkoff dhe Jared Kushner kanë ndërmend të udhëtojnë së shpejti në Kiev dhe Moskë, tha një burim sot për agjencinë e lajmeve TASS. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha mbrëmë se të dërguarit specialë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të takohen me zyrtarë ukrainas në Kiev në ditët në vijim, pasi pala ukrainase mori konfirmimin e takimeve të planifikuara në Moskë dhe Kiev. Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar qytetarëve, tha se ekipi ukrainas që merret me negociatat me përfaqësuesit e presidentit amerikan është në komunikim të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe se datat e takimeve të ardhshme janë përcaktuar paraprakisht, sipas Unian. Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se...