Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike
Shqipëria po shndërrohet në një prej destinacioneve turistike më tërheqëse të Mesdheut, falë ndërthurjes së plazheve, trashëgimisë historike e kulturore, peizazheve natyrore dhe kostove relativisht të përballueshme, shkruan Teresa Navarro Ortega në median spanjolle “Noticias de Vino”. Vendi është bërë gjithashtu një prej destinacioneve më të përfolura në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku promovohet për mundësinë për të shijuar turizmin bregdetar dhe gastronominë me kosto më të ulët krahasuar me destinacione të tjera të Mesdheut. Megjithatë, përtej imazheve të publikuara në rrjetet sociale, Shqipëria ofron një gamë të gjerë atraksionesh historike, kulturore dhe natyrore, të cilat mund të përfshihen në një itinerar më të plotë udhëtimi. Riviera Shqiptare Riviera Shqiptare, që shtrihet përgjatë bregdetit jugor nga Vlora deri në Ksamil, mbetet një prej zonave...
Burimi:
kultplus.com