Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Mijëra shqiptarë marshuan më 2 nëntor në rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta, pjesë e një lëvizjeje që ka hyrë në muajin e nëntë, nisi si kundërshtim ndaj projekteve turistike në zona të mbrojtura, por tashmë është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë dhe korrupsionit. Në një artikull të publikuar nga gazeta studentore kanadeze The Concordian, tre aktiviste të reja shqiptare rrëfejnë zhvillimin e lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingos”, arsyet që i nxorën të rinjtë në rrugë dhe përshkallëzimin e protestave. Jesmina Sengla, 24 vjeçe, studente, aktiviste dhe koordinatore projektesh pranë Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim në Tiranë, thotë se pjesëmarrja e të rinjve nuk lidhet thjesht me dëshirën për t’u mbledhur në...