Media italiane rekomandon Tiranën mes alternativave për pushime në vjeshtë

Media italiane rekomandon Tiranën mes alternativave për pushime në vjeshtë

Tirana po konsolidohet si një nga destinacionet urbane në rritje në Evropën Jugore, duke kombinuar jetën e gjallë të kryeqytetit, ofertën kulturore dhe kulinare me afërsinë me destinacionet bregdetare të Shqipërisë. Media italiane “Il Resto del Carlino” e ka renditur kryeqytetin shqiptar mes katër destinacioneve, të sugjeruara për udhëtime në vjeshtë dhe me kosto të përballueshme. Aeroporti i Bolonjës ofron një gamë të gjerë destinacionesh, që mund të arrihen me fluturime direkte dhe me tarifa të përballueshme, duke krijuar mundësi për pushime të shkurtra ose për një udhëtim më të gjatë gjatë sezonit të vjeshtës. Pas muajve të verës, kur shumica e udhëtimeve përqendrohen në korrik dhe gusht, një numër gjithnjë e më i madh turistësh, zgjedhin vjeshtën për të pushuar, për të zbuluar destinacione...