Media gjermane raporton mbi protestat në Tiranë: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës
Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një raportim protestave të zhvilluara në Shqipëri kundër projektit miliardësh të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Në artikull, “Bild” përshkruan përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, ndërsa thekson se demonstruesit kërkuan edhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. Artikulli i plotë: Në Shqipëri ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë. Shkak i protestave është një projekt miliardësh i Jared Kushner, dhëndrit të Trump, i cili është i martuar me Ivanka Trump. Policia e pengoi turmën të martën në mbrëmje që të përparonte drejt parlamentit. Protestuesit i qëlluan efektivët me vezë dhe domate dhe kërkuan arrestimin e kryeministrit Edi Rama. Policisë iu desh të mbronte deputetët gjatë rrugës për në parlament dhe gjatë kthimit prej tij. Disa...
Burimi:
gijotina.com