Media franceze “Ulysse”: Shqipëria ndër 10 destinacionet evropiane për pushimet e vjeshtës

Media franceze “Ulysse”: Shqipëria ndër 10 destinacionet evropiane për pushimet e vjeshtës

Shqipëria renditet ndër 10 destinacionet evropiane të sugjeruara për pushimet e vjeshtës, në një përzgjedhje të publikuar nga media franceze “Ulysse”, ku përfshihen vende që ofrojnë mundësi për të shijuar natyrën, bregdetin dhe vizitat kulturore edhe gjatë muajit tetor. Në artikullin e autorit Luc Rongier, Shqipëria përmendet krahas Greqisë, Italisë, Portugalisë, Spanjës, jugut të Francës, Kroacisë, Maltës, Hungarisë dhe Holandës, si një prej alternativave ideale për turistët që dëshirojnë të shijojnë pushimet e tetorit pa u larguar nga Evropa. Shqipëria ofron mundësi të ndryshme për turizëm edhe jashtë sezonit veror, nga vizitat në qytetet historike dhe sitet arkeologjike deri te eksplorimi i peizazheve natyrore. Berati dhe Gjirokastra, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, tërheqin vizitorë me arkitekturën historike, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit ndërthur trashëgiminë...