Media franceze “Ulysse”: Shqipëria, destinacioni që po tërheq miliona vizitorë

Media franceze “Ulysse”: Shqipëria, destinacioni që po tërheq miliona vizitorë

Me plazhet, malet dhe qytetet e saj, që pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, Shqipëria, një destinacion i Ballkanit, po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, shkruan Luc Rongier në një artikull të botuar në median franceze “Ulysse.com”. Për një kohë të gjatë e izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit, vendi tashmë tërheq miliona vizitorë, falë zgjerimit dhe diversifikimit të ofertës turistike, si dhe zhvillimit të lidhjeve të transportit me disa qytete evropiane. Shqipëria pret 11,9 milionë vizitorë Destinacioni i cilësuar si “Maldivet e Evropës” në vitin 2025, priti 11,9 milionë turistë, sipas të dhënave të Organizatës së Turizmit të Kombeve të Bashkuara. Ky rezultat përfaqëson një rritje prej 3,3% krahasuar me vitin 2024 dhe prej 93,6% krahasuar me vitin 2019. Zhvillimi i...