Media e huaj: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër
Riviera Shqiptare renditet mes destinacioneve evropiane të rekomanduara për të shijuar diellin dhe motin e ngrohtë gjatë muajve të dimrit, me temperatura prej 13°C në dhjetor dhe 14°C në janar. Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë ndër destinacionet evropiane ku dimri sjell më pak vizitorë, më shumë qetësi dhe mundësi për të shijuar disa ditë pranë detit. Destinacionet evropiane që ofrojnë temperatura më të buta gjatë dimrit, mund të jenë një alternativë ideale për ata që kërkojnë të shijojnë diellin dhe motin e ngrohtë edhe në muajt dhjetor dhe janar. Artikulli vëren se vera e këtij viti në Britaninë e Madhe, e cilësuar si më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, për...
Burimi:
kohajone.com