Media britanike: Shqipëria, zgjedhja ideale për një arratisje në tetor

Media britanike: Shqipëria, zgjedhja ideale për një arratisje në tetor

Shqipëria po veçohet si një destinacion i përshtatshëm për t’u vizituar në tetor, kur temperaturat janë më të buta, çmimet më të përballueshme dhe fluksi i turistëve më i ulët se gjatë muajve të verës. Media britanike “Metro” e rendit Shqipëtinë ndër tre destinacionet që ia vlen të eksplorohen gjatë sezonit të ndërmjetëm, duke veçuar Rivierën Shqiptare, Beratin, Tiranën dhe Alpet Shqiptare. Shtatori është një muaj disi i paqëndrueshëm. Një ditë dielli shkëlqen dhe të krijohet përshtypja se vera ende nuk ka përfunduar. Të nesërmen, qielli është gri dhe moti është i zymtë, duke ju kujtuar se ditët e ftohta të dimrit po afrojnë. Për këtë arsye, nuk është çudi që gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin t’i shmangen ndryshimeve të shpeshta të motit dhe...