Media amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më tërheqëse: Riviera, plazhe dhe çmime të përballueshme

Media amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më tërheqëse: Riviera, plazhe dhe çmime të përballueshme

Shqipëria është përfshirë nga media amerikane “Quartz” në listën e 10 destinacioneve më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2026, me vëmendje të veçantë ndaj Rivierës Shqiptare. Në artikull, Shqipëria vlerësohet për bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe kostot më të ulëta krahasuar me destinacione të tjera të njohura të Mesdheut. Sipas “Quartz”, vendi mbetet ende më pak i prekur nga turizmi masiv sesa zona si Amalfi, Kroacia apo disa destinacione të Greqisë. Riviera Shqiptare, që shtrihet nga Vlora drejt Sarandës, veçohet për plazhet, ujërat e kristalta dhe malet pranë bregdetit. Në artikull përmenden veçanërisht Dhërmiu, Himara dhe Ksamili, si zona që ofrojnë peizazhe mesdhetare dhe çmime më të përballueshme. Media amerikane thekson gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe zhvillimin më të vonshëm të industrisë turistike....