Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare
Analisti Arben Meçe ka komentuar protestën dhe zhvillimet e saj, duke argumentuar se ajo humbi karakterin fillestar qytetar për shkak të ndërhyrjes së aktorëve politikë dhe interesave antikombëtare ku, sipas tij, nuk përputheshin me shqetësimet e qytetarëve. “Cilat ishin aktorët që e kthyen protestën në një protestë politike? Ishin katër parti të vogla, të cilat në krah të tyre, në hije, kishin Partinë Demokratike. Partitë e vogla kanë vetëm një synim, pasi me këtë sistem elektoral nuk arrijnë të futen në Kuvend. Teza e tyre politike, në vetvete, godiste sistemin me qëllim që të çonte drejt ndryshimit të tij dhe reformës elektorale. Kur këto qëndrime u bënë publike, qytetarët u larguan dhe protesta humbi konotacionin e saj fillestar, duke u kthyer në një protestë thjesht...
Burimi:
javanews.al