Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

Analisti Arben Meçe ka komentuar projektligjin për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke theksuar se drafti është aktualisht në fazën e konsultimit publik, me afat deri më 29 tetor. Ai e cilësoi draftin si një ndryshim të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, veçanërisht sa i përket rolit të avokatit dhe mbledhjes së provave. Sipas Meçes, ndryshimet synojnë të forcojnë rolin e avokatit në procesin penal, duke i dhënë atij më shumë kompetenca për kryerjen e verifikimeve dhe hetimeve. Ai u ndal edhe te roli i gjyqtarit, duke theksuar se drafti parashikon përgjegjësi për mënyrën e vlerësimit të provave. “Ky është një projektligj për konsultim publik, është lënë një muaj afat. Deri më 29 tetor është konsultim publik. E dyta, ky draft, sipas informacioneve të...