“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin
Në Komisionin e Ligjeve u zhvilluan këtë të martë dëgjesa me krerët e institucioneve të drejtësisë, të cilët kundërshtuan formulën e propozuar nga Partia Socialiste për pagat e magjistratëve. Debati lidhet me ndryshimet e propozuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku mazhoranca parashikon një rritje prej 5.5% të pagave. Propozimi ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë, por është kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë. Ngërçi i krijuar rreth pagave dhe formula e propozuar nga PS kanë sjellë debate të forta mes përfaqësuesve të drejtësisë dhe deputetëve të opozitës e mazhorancës. Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e konsideron rritjen e propozuar minimale krahasuar me atë që vetë Këshilli ka përllogaritur për pagat e...
Burimi:
javanews.al