Me vetëm 4 kapituj të mbyllur, BE propozon nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë

Me vetëm 4 kapituj të mbyllur, BE propozon nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë

Ndërsa duket se ka humbur mes morisë së vlerësimeve dhe rekomandimeve që shoqërojnë dokumentet voluminoze të Komisionit Europian për ecurinë njëvjeçare të rajonit dhe vendeve kandidate për anëtarësim, propozimi për të nisur hartimin e Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë ishte befasia e paketës së zgjerimit. Referuar edhe kohës kur kjo ka ndodhur për vendet e tjera, propozimi merr një domethënie të veçantë: për Malin e Zi, grupi i posaçëm për hartimin e Traktatit u krijua në prill 2026, kur vendi kishte mbyllur 14 nga 33 kapitujt. Shqipërisë i propozohet nisja e përgatitjeve me vetëm katër kapituj të mbyllur. “Duke qenë se është një dokument i rëndësishëm dhe aktualisht po kërkon kohë nga vendet anëtare, Komisioni Europian ka kërkuar që të fillojnë të merren masa paraprakisht...