Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira

Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira

Kompania tajvaneze EVA Air kryeson renditjen e kompanive ajrore me klasin më të mirë Premium Economy në botë për vitin 2026, sipas çmimeve World Airline Awards të Skytrax, bazuar në anketat e pasagjerëve. Kjo kategori ofron më shumë hapësirë për këmbët, sedilje më të gjera dhe shërbim të përmirësuar, duke u pozicionuar mes ekonomikes dhe klasës së biznesit. Në vendin e parë, EVA Air vlerësohet për hapësirën mes sediljeve dhe komoditetin, ndërsa Emirates renditet e dyta, duke marrë vlerësime të larta për sediljet dhe ushqimin në bord. Singapore Airlines zë vendin e tretë, me sedilje më të gjera dhe mbështetëse për këmbët, ndërsa Cathay Pacific renditet e katërta. Pesëshen më të mirë e plotëson Virgin Atlantic, e cila kombinon hapësirën shtesë me një përvojë më...