“Më shau, e shava”/ Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë
Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar lidhur me një incident të ndodhur në fund të korrikut 2026, pamjet e të cilit janë bërë virale në rrjetet sociale. Në një prononcim, Shahini ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke deklaruar se në momentin e incidentit ishte jashtë orarit të punës dhe po udhëtonte me motor drejt plazhit. Sipas tij, drejtuesi i automjetit që shfaqet në pamjet filmike ka kryer disa manovra të rrezikshme dhe, gjatë kalimit pranë tij, e ka goditur me pasqyrën e automjetit. Pas këtij momenti, sipas Shahinit, mes dy personave ka pasur një përplasje verbale. “Më shau, e shava”, është shprehur ai, duke mohuar ndërkohë se ka kërcënuar apo ushtruar dhunë fizike ndaj drejtuesit të automjetit. Shahini...
Burimi:
ntv.al