“Më nxjerrin jashtë sa herë që lëviz nga stoli”, Alegri acarohet me arbitrin: Të tjerët u futen në fushë

“Më nxjerrin jashtë sa herë që lëviz nga stoli”, Alegri acarohet me arbitrin: Të tjerët u futen në fushë

Napoli-Roma ka përfunduar me shifrat 3-3. Alegri nuk mundi të qendronte deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, pasi ky i fundit e ndëshkoi me karton të kuq. Kronometri po numëronte minutën e 90 kur Alegri u ndëshkua nga gjyqtari dhe la fushën i acaruar. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Napolit ka ironizuar kartonin e kuq. Ai është shprehur se ka trajnerë që futen në fushë e bëjnë rrëmujë dhe nuk ndëshkohen, ndërsa për të ndëshkimi erdhi vetëm sepse lëvizi nga stoli. “Gjyqtari i katërt e thirri gjyqtarin kryesor dhe unë u përjashtova. Nuk kisha bërë absolutisht asgjë. Është për të ardhur keq, por herën tjetër thjesht do të qëndroj në stol. Sa herë që lëviz, më përjashtojnë. Shoh të tjerë që futen në...