“Më ndryshuan idetë”; Jorge Jesus sqaron pse nuk e aktivizoi fare CR7 ndaj Norvegjisë
28 Shtator 2026 8:09 Alfred Lleshi Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka shpjeguar vendimin për të mos aktivizuar Cristiano Ronaldon në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë dhe ka lënë të hapur mundësinë që ai të luajë titullar ndaj Danimarkës. Gonçalo Ramos, zëvendësuesi i Ronaldos në formacion, shënoi golin e fitores. Jesus tha: “Fakti që Gonçalo Ramos shënoi nuk justifikon asgjë, ashtu siç nuk justifikon asgjë fakti që Félix shënoi dy gola në dy ndeshjet e fundit. Çdo ndeshje ka strategjinë dhe dinamikën e saj dhe unë duhet të zgjedh lojtarët më të mirë për atë ndeshje. Cristiano nuk luajti sot sepse ndeshja më ndryshoi idetë. Kisha planifikuar ta aktivizoja në pjesën e dytë, por nuk mendova se ishte momenti i duhur për ta futur në lojë....
Burimi:
telesport.al