Me monopatina, taxi dhe delivery, ja si shpërndahet droga pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në pranga, 14 të tjerë në kërkim
Pas 4 muajsh hetime është finalizuar operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, ku si pasojë janë goditur disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Policia ka njoftuar se është bërë i mundur ekzekutimi i 31 masave sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarë të grupeve. Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 7 persona dhe vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë. “Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme”, njofton policia. Nga hetimet është dokumentuar se...
Burimi:
gijotina.com