Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, gjobë shoferit në Berat! I hiqet patenta
pamje nga ngjarja BERAT-Një drejtues automjeti është gjobitur me 60 mijë lekë nga Policia Rrugore në Berat, pasi u filmua duke lëvizur me makinë mbi trotuar. Policia njofton se qytetari ishte duke lëvizur me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok, duke rrezikuar kështu jetën e kalimtarëve. Veç gjobës drejtuesit të automjetit i është hequr edhe leja e qarkullimit. Njoftimi i policisë: Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit.Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet...
Burimi:
zeri.ai