Me kostum sportiv dhe i buzëqeshur! Publikohen foto të reja nga izolimi i Maduros në SHBA, mesazhi: Një dhuratë e vogël dashurie…
Nicolás Maduro SHBA- Në llogarinë zyrtare të ish-udhëheqësit të Venezuelës, Nicolás Maduro, në rrjetin social X, janë shpërndarë foto të reja, të bëra gjatë izolimit në burg të tij në Shtetet e Bashkuara. Në postimin e parë, Maduro shfaqet me një kostum sportiv, ndërsa shkruhet një mesazh falënderimi për njerëzit. “Dua që ta dini se qëndrojmë të palëkundur, me zemrat tona plot me dashurinë tuaj; atë dashuri që na arrin e shndërruar në lutje, në veprim të vazhdueshëm, në solidaritet dhe mbështetje të vërtetë. Faleminderit pafundësisht për çdo fjalë, për çdo gjest dhe për çdo bekim”, thuhet në postim. Më pas, në postimin e dytë, mesazhi është më personal, pasi u drejtohet familjarëve të ish-udhëheqësit venezuelian. “Një dhuratë e vogël dashurie dhe shprese. Ua dërgoj...
Burimi:
zeri.ai