‘Më jep 300 mijë euro, ose do të të vras bashkë me familjen’/ Si 56 vjeçari kërcënoi kushëririn

‘Më jep 300 mijë euro, ose do të të vras bashkë me familjen’/ Si 56 vjeçari kërcënoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në Tiranë, ku bëhet me dije se një 56-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me jetë kushëririn e tij dhe familjen e këtij të fundit. Policia bën me dije se pronari i banesës ka gjetur në portën e shtëpisë një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i marrë shumën prej 300 000 eurosh. Pas kallëzimit të bërë, policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar 56-vjeçarin Ardian Muka. Gjatë kontrolleve në banesën e këtij të fundit, janë gjetur municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një aparat celular. Njoftimi i policisë: Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”. Kanosi kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim...