Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën
Qindra shqiptarë nga diaspora janë nisur nga Anglia dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të marrë pjesë në protestën kombëtare që zhvillohet sot në Tiranë. Prej tre ditësh, grupet e emigrantëve kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në një kolonë automjetesh të dekoruara me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe slogane politike. “Shqipëria e shqiptarëve” është një prej mesazheve të vendosura në automjete gjatë rrugëtimit. Pjesëmarrësit shprehen se kanë ardhur në Shqipëri për të protestuar dhe për të përcjellë një mesazh politik, duke kërkuar ndryshim dhe largimin e qeverisë aktuale. Pengesat në kufirin me Malin e Zi Sipas pjesëmarrësve, vështirësitë më të mëdha gjatë udhëtimit janë hasur në kufirin me Malin e Zi. “Kemi tre ditë që udhëtojmë drejt Shqipërisë dhe pengesat më të mëdha i...
Burimi:
gijotina.com