Më 17 shtator do të bëhet promovimi I librit  “Bota e Todhrit: Elbasanasit që shkruanin ndryshe”

Më 17 shtator do të bëhet promovimi I librit  “Bota e Todhrit: Elbasanasit që shkruanin ndryshe”

8 September, 2026 - 15:30 Më 17 shtator do të bëhet promovimi i librit “Bota e Todhrit: Elbasanasit që shkruanin ndryshe” ku do të diskutohet për mikrohistorinë dhe mundësitë që ofrojnë arkivat dhe burimet vendore për rindërtimin e historive të individëve, komuniteteve dhe hapësirave të veçanta. Në panel të këtij promovimi do të jenë: Yll Rugova, autor i librit Bota e Todhrit: Elbasanasit që shkruanin ndryshe,  Mrika Limani-Myrtaj nga Instituti i Historisë, Zana Hoxha nga Instituti Albanologjik i Kosovës dhe Sokol Çunga nga drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë.  Promovimi do të moderohet nga botuesja Anna Shkreli, kurse promovimi do të mbahet prej orës 14:00 në Qendrën Defy Them në Bregun e Diellit në Prishtinë./ KultPlus.com