Më 15 nëntor 1995, UNESCO shpalli 23 Prillin Ditën Botërore të Librit
15 November, 2026 - 09:32 Dita Botërore e Librit e ka zanafillën në Spanjë, më saktësisht në Katalonjë, ku ekzistonte tradita e dhurimit të një trëndafili për çdo person që blinte një libër. Kjo traditë simbolike u bë pjesë e një feste që sot i kushtohet librit, autorëve dhe rëndësisë së leximit në mbarë botën. Më 15 nëntor 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, 23 prilli u shpall zyrtarisht Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit. Kjo nismë u mbështet në rëndësinë historike të librit si një nga instrumentet më të fuqishme për përhapjen e dijes, ruajtjen e njohurive dhe pasurimin kulturor të shoqërive. Data 23 prill u përzgjodh edhe për simbolikën e saj në historinë e letërsisë botërore. Më 23 prill...
Burimi:
kultplus.com