Me 13 dollarë në xhep, babai endet prej ditësh në kërkim të djalit të zhdukur në Nepal

Me 13 dollarë në xhep, babai endet prej ditësh në kërkim të djalit të zhdukur në Nepal

Një baba nga Nepali po përballet me një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Talka Sada ka marrë hua rreth 13 dollarë dhe po udhëton prej ditësh në zonat e goditura nga përmbytjet, në kërkim të djalit të tij 19-vjeçar, Vinod. I riu është zhdukur që prej përmbytjeve të 26 gushtit, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në veri të Nepalit. Vinod punonte si punëtor krahu në një hidrocentral në distriktin Rasuwa, një nga zonat më të prekura nga katastrofa. Sada fillimisht udhëtoi drejt Katmandusë së bashku me vëllain e tij, ku kontrolluan spitale dhe morgje, por nuk gjetën asnjë gjurmë të djalit. Më pas, ata nisën të ecnin drejt Nuwakotit, më pranë vendit ku Vinod punonte. Me vete, babai ka vetëm...