Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Të enjten pritet të mbahet protesta gjithëpopullore e paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ismail Tasholli nga kjo platformë, ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe, ndryshe nga organizimet e mëparshme, nuk do të ketë formën e marshit. Tasholli tha se ftesa u është bërë të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë edhe liderët politikë, të cilët, sipas tij, janë qytetarë të këtij vendi. “Po. Ne u kemi dërguar ftesë krejt qytetarëve të Kosovës, edhe krerët e partive janë qytetarë të Kosovës, gjithsesi që duhet të jenë të pranishëm për me e përçuar një mesazh të rëndësishëm siç është ‘Jo në emrin tim’”, tha organizatori...