Mbytja e vogëlushes në rrjedhën e lumit Drin, prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave!
Pas mbytjes tragjike të një fëmije 7-vjeçar në ujërat e Drinit të Zi, autoritetet në Dibër kanë ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqet ndryshimi i menjëhershëm i prurjeve të lumit, veçanërisht pas hapjes së portave të digave në territorin e Maqedonisë së Veriut. Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, është mbledhur Task-Forca, ku në fokus ka qenë forcimi i masave të sigurisë dhe parandalimi i ngjarjeve të tjera tragjike përgjatë rrjedhës së Drinit të Zi. Një prej kërkesave kryesore të ngritura në takim është njoftimi paraprak nga pala maqedonase për oraret e hapjes së portave të digës së Spiljes në Dibër të Madhe. Autoritetet kërkojnë që informacioni të përcillet në kohë, në mënyrë që strukturat shqiptare dhe banorët e zonave përgjatë lumit...
Burimi:
javanews.al