Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

Në përmbyllje të fushatës ndërgjegjësuese të “Tetorit Rozë”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e shoqëruar nga Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, dhe Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e Forcave të Armatosura. Fokusi i takimit ishte i orientuar drejt parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe kryerjes së kontrolleve periodike shëndetësore. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Spahiu nënvizoi se fokusi kryesor i politikave shëndetësore është që kontrolli parandalues të kthehet në një shërbim të vazhdueshëm e të mundshëm për çdo grua. Në këtë kuadër, programi kombëtar i depistimit të kancerit të gjirit ka pësuar një zgjerim të kornizës moshore, duke përfshirë tashmë fashën 45–65 vjeç, nga 50–60 vjeç që ishte më parë. “Ne kemi zgjeruar...